Live

Mbi 30 sindikata e organizata i kundërshtojnë Ligjin për Paga dhe atë për Zyrtarët Publikë

13:38 / 24 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Pas miratimit të dy projektligjeve për Pagat në Sektorin Publik dhe Projektligjin për Zyrtarët Publikë në Kuvendin e Kosovës ka pasur reagime të shumta kundër këtyre dy ligjeve.

Edhe Konsorciumi për të Drejtat e Punës dhe Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-Ekonomike kanë shprehur shqetësimin lidhur me vërejtjet dhe problemet për këto dy projektligje.

Sipas reagimit të tyre thuhet se Ligji për Pagat, i cili ka për qëllim të harmonizojë pagat në sektorin publik, është miratuar pa e përcaktuar vlerën monetare të koeficientit i cili përdoret për të caktuar lartësinë e pagave, duke pamundësuar kështu diskutimet më të thella mbi vlerat e pagave nga grupe të ndryshme shoqërore, si dhe duke cenuar parimet e sigurisë juridike dhe ligjshmërisë.

Po ashtu në reagim po ashtu thuhet se edhe Ligji për Zyrtarët Publik, i cili ka për qëllim rregullimin e marrëdhënies së punës së zyrtarëve publik në institucionet e Republikës së Kosovës, në formën në të cilën është miratuar rrezikon të shtojë ndikimin politik në shërbimin civil.

“Konsorciumi për të Drejtat e Punës dhe Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-Ekonomike shprehin shqetësimin që miratimi i këtyre dy ligjeve në këtë formë rrezikon ta kthejë tërë procesin në pikën zero, varësisht nga vlerësimi i kushtetutshmërisë nga Gjykata Kushtetuese. Po ashtu, nënvizojmë edhe nevojën që ligjet e një rëndësie të tillë të miratohen me dakordim më të gjerë politik në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në reagim.

Po ashtu thuhet se këtij reagimi i bashkohen organizatat, sindikatat dhe federatat sindikale të listuar më poshtë:

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës (SPSP),

Federata e Sindikatës së Pavarur për Komunikacion dhe Lidhje të Kosovës (SPKLK),

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK).

Grupi Avokues i Kosovës (KAG),

Grupi i OJQ-ve për Veprim të Përgjegjshëm Mjedisor (ERA),

Gratë për Gratë e Kosovës (KË4Ë),

Instituti Demokraci për zhvillim (D4D),

Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime – “iCHAT”,

Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS,

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”,

Nevo Koncepti (NVK),

OJQ Iniciativa për Zhvillim Lokal (IZHL),

OJQ Handikos Gjakovë,

OJQ “ZANA”,

OJQ “Gruaja Hyjnore”,

OJQ “Green Energy Kosova”,

Oda ndërkombëtare e të rinjëve Prizren (JCI Prizren),

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit (OHT),

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ),

Qendra Kosovare për Vetë-përkrahje (QKVP),

Qendra Për Politika dhe Avokim (QPA),

PEN – Peer Educators Netëork,

Rrjeti i Grave të Kosovës (KËN),

Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK),

Sindikata e punëtorëve të Aeroportit Limak Kosova,

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve IPKO (SPPI),

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK), 

Shoqëria për Zhvillimin e Edukimit dhe Ndërmarrësisë (SEED), dhe

Solidar Suisse në Kosovë.

Shpërndaje në

U Kopjua