Gati dy javë pas vërshimeve, Sabit Dauti po vazhdon ta pastroj oborrin e shtëpisë, të cilin ia morri në tërësi uji.
Shtëpia e tij në fshatin Drejë të Istogut është akoma e pabanueshme.
Sabit Dauti, qytetar, ka thënë se “Po jetoj tek vëllai. Faleminderit FSK-së që na ka evakuuar”
Dëmi i shkaktuar, Dauti thotë për Dukagjinin se mbërrijnë në vlera të larta.
“Më ka shkaktuar 10 mijë euro dëme” ka thënë ndër të tjera, Dauti.
Dëmtime të shumta pësuan edhe fqinjët e Dautit.
Komuna e Istogut, pasi fillimisht u morën me kujdesin ndaj banorëve në zona më të rrezikuara, tashmë kanë bërë një vlerësim për dëmet.
Xhavit Demaj, Drejtori i Shërbimeve Publike në Istog, tregon se vet si komunë nuk kanë mundësi t’i ndihmojnë shumë banorët.
Qeveria e Kosovës ka premtuar se do t’u dal në ndihmë të gjithë banorëve të prekur nga vërshimet, ka thënë ndër të tjera Demaj.