Live

Mblidhet KQZ-ja, Sami Kurteshi del me disa propozime

18:22 / 06 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e saj të jashtëzakonshme pas situatës së krijuar në veri ku dyshohet për shpërthime dhe shkrepje të armëve.

Krejt kjo situatë ka të ngjajë pasi më 18 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e reja lokale në katër komunat veriore, pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet lokale.

Lidhur me situatën, Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së si përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se KQZ-ja e ka për detyrim mbajtjen e zgjedhjeve në ato katër komuna për gjithë ata persona që janë të interesuar të shprehin vullnetin e tyre përmes votës së tyre.

Madje, ai propozoi që KQZ-ja duhet të kërkojë ndihmë nga BE-ja dhe KFOR-i lidhur me tensionet e krijuara në veri.

“KQZ duhet të kërkojë nga BE-ja që t’i tërheq vërejtje Serbisë dhe grupeve ilegale që marrin pjesë në frikësimin e njerëzve. Duhet të kërkojmë nga njësiti i KFOR-it që t’ua tërheqin vërejtje grupeve kriminale sepse janë aty për të garantuar lirinë dhe jetën e qytetarëve”, tha ai para gazetarëve.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...