Live

Mbrëmë 4 tërmete në Shqipëri, më i forti 3.6 ballë

12:08 / 06 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Pas tërmetit 6.4 ballë që goditi Shqipërinë në 26 nëntor, paslëkundjet kanë vijuar edhe gjatë ditëve të fundit. Gjatë natës në shqipëri janë regjistruar 4 tërmete.

Epiqendrat kanë qenë në Thumanë, Gjirin e Lalëzit dhe Domje.

Tërmeti më i fortë gjatë natës ishte 3.4 ballë, i cili ka rënë në Thumanë. Në Domje fuqia e tërmetit ishte 2.3 ballë dhe në Gjirin e Lalëzit 2.7 ballë. Mëngjesin e sotëm ra një tjetër tërmet me fuqi 3.6 ballë dhe epiqendër në Detin Adriatik.

Sipas ekspertëve pasgoditjet do të vijojnë edhe për disa ditë. Ndërkohë sizmologët thonë se tërmete deri në 3.5 ballë kanë rënë gjithmonë në Shqipëri.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...