Live

Mbretëresha Elisabeta e II, fjalim në parlamentin britanik me kurorën me 2868 diamante

20:05 / 13 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Mbretëresha Elisabeta e II do të mbajë të hënën fjalën e hapjes në parlamentin britanik. Ceremonia solemne, konsiderohet e rrallë dhe organizohet sipas protokollit shtetëror të Mbretërisë së Bashkuar.

Madje monarku do të mbajë në kokë edhe kurorën me rreth 2868 diamantë, që vendoset vetëm në ngjarje të një rëndësie të veçantë.

Të hënën në Britaninë e Madhe do të mbahet ceremonia shtetërore e hapjes së parlamentit.

Kjo është një nga ngjarjet më solemne, pasi në sallën e parlamentit do jenë bashkë tre degët e qeverisjes: legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori, në krah të monarkut, transmeton oranews.

Mbretëresha, Elisabeta e II do të hyjë në Portën e Sovranit në një mënyrë krejtësisht kushtetuese dhe do të duhet të lexojë një fjalim që është shkruar nga qeveria në emër të saj.

E veçanta e kësaj ditë është fakti se Madhëria do të vendosë edhe kurorën e saj, Imperial State Crown, që ecën para monarkut dhe vendoset në galerinë mbretërore kur arrin në Ëestminster.

Kjo kurorë, që vendoset vetëm në ceremoni të rëndësishme, përfshin 2868 diamante, 17 safire, 11 esmeraldë 269 perla dhe 4 rubi dhe e mban veç mbretëresha.

Mbretëreshën për në parlament e shoqëron Kavaleria me trupat e veta dhe 124 kuaj.

Nuk ka pasur një takim të tillë për gati dy vjet, dhe mbledhja e së hënës është në kuadër edhe të polemikave të shumta politike pas një referendum për Brexit.

Parlamenti britanik prej disa kohësh ka qenë i pezulluar dhe ka një ultimatum për daljen nga BE, në datën 31 tetor.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...