Live

Mbretërorët vendosin një rregull të ri për veshjet e princeshës

16:58 / 28 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Veshjet e princeshës Kate Middleton kanë merituar gjithnjë vëmendje, por duket se kohët e fundit morën më tepër nga çfarë do t’i pëlqente mbtetërorëve.

Në të gjithë Instagramin qarkullojnë fustanet e saj, kombinime klasike që na frymëzojnë të gjithëve, por së fundmi ka një rregull të ri: Stafit nuk do t’i lejohet më të nxjerin asnjë detaj të veshjeve që princesha e Wales vesh nëpër evente publike.

ADVERTISING

Po tani? Mbretërorët vendosin një rregull të ri për

Përfaqësues të pallatit kanë refuzuar të ndajnë detaje me mediat për veshjet e Kate duke qenë se rrjetet sociale dhe portalet sidomos kohët e fundit janë fokusuar 100% tek çfarë ajo vesh.

Kjo lëvizje sigurisht ka për qëllim që tek princesha të mos përqëndrohemi tek veshjet e saj, por tek veprat e mira dhe projektet e përditshme që kanë. Sidoqoftë, kjo s’do ta minimizojë dëshirën dhe kënaqësinë e njerëzve për t’u frymëzuar prej saj dhe për më tepër: nuk e dimë sa e mundur është të fshehësh të tilla detaje në botën virtuale. Ka kudo një kamera. Edhe nëse je në rrethin mbretëror.

Shpërndaje në

U Kopjua