Mbreti i Britanisë së Madhe Charles dhe bashkëshortja e tij Camila, janë sulmuar me vezë.
Kjo ka ndodhur gjatë një vizite të tyre në York.
Ata ishin duke u përshëndetur me turmën kur edhe u gjuajtën me vezë nga një person.
I dyshuari i cili u arrestua më pas u dëgjua duke bërtitur:
“Ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve”.
Fatmirësisht vezët e hedhura nuk qëlluan në cak dhe çifti mbretëror mbeti i paprekur.