Live

Mbrojtja e bindur: Jakup Krasniqi në fund do të shfajsohet

11:04 / 05 Prill 2023

Nga Kosova Live

Mbrojtja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra ka thënë para Gjykatës Speciale në Hagë se klienti i saj është një person që s’do mund të trajtonte në mënyrë mizore civilët e pafajshëm.

Sipas mbrojtjes, Jakup Krasniqi është një njeri me vlera e që sillet me dinjitet dhe se siç tha ajo pas të gjitha vuajtjeve që pësoi ai nuk mund të rrinte duarkryq.

“Ky është eperson që s’mund të trajtonte në mënyrë mizore civilët e pafajshëm, i rritur me vlera e që sillet me dinjitet. Pas të gjitha vuajtjeve që pësoi nuk mund të rrinte duar kryq. Jakup Krasniqi nuk është personalisht përgjegjës për kryerjen e veprave për të cilat akuzohet”, tha Venkateswari Alagendra.

Ajo tutje shtoi se nuk ka asnjë dëshmitar të besueshëm e që askush nuk mund të thotë që ka qenë i pranishëm në marrjen në pyetje apo torturën e keqtrajtimin e ndonjë cili nga Jakup Krasniqi.

Në fund, avokatja shtoi se beson se Krasniqi në fund do të shfajsohet.

“Asnjë dëshmitar i besueshëm, grua fëmijë burrë nuk mund të thotë që Jakup Krasniqi ka qenë i pranishëm në marrjen në pytjen, torturën keqktrajtimin e ndonjë civili. Kjo është prova e prokurorisë. Jakupi nuk është ky person dhe për këtë arsye në fund kemi besim se ai do të shfajsohet”, përfundoi mbrojtja.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...