Live

Mbrojtja e Thaçit mohon pretendimet e ZPS-së se Qeveria e Përkohshme tentoi ta marrë Kosovën në kontrollë

10:37 / 04 Prill 2023

Nga Kosova Live

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe ka thënë se Hashim Thaci nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë pa marrë miratimin e komandantëve të zonave të UCK-së.

“UCK-ja në atë kohë ishte pothuajse e shpërbërë. Për më tepër ata u bindën nga letra e sekretares Albright.”, tha ai.

Ai po ashtu ka mohuar pretendimet e ZPS-së se Qeveria e përkohshme e Kosovës tentoi të merrte në kontrollë tërë Kosovën.

“ZPS komentoi se Qeveria e PËrkohshme e Kosovës po përpiqej të merrte në kontrollë Kosovën. Nuk është e vërtetë.”, tha ai.

Kehoe tha se UÇK nuk deshi ta marrë me forcë kontrollin në Kosovë.

Shpërndaje në

U Kopjua