Live

Mbrojtja e Thaçit: S’ka pasur politikë për shënjestrimin e kundërshtarëve

13:21 / 04 Prill 2023

Nga Kosova Live

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka vazhduar mbrojtjen duke thënë se Prokuroria e Specializuar tani po bie në kundërshtim me disa vendime të mëhershme që ishin marrë nga Tribunali i Hagës për krime lufte për ish-Jugosllavi.

Duke cituar disa ish-vendime shfajësuese të Tribunalit, Misetiq tha se atëbotë ishte vërtetuar se nuk ka pasur sulm sistematik dhe të gjerë ndaj civilëve në Kosovë dhe se nuk ka pasur politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të shënjestruar kundërshtarët.

“ZPS-ja duhet të thotë tani se të gjitha institucionet që i kanë trajtuar këto çështje më herët i kanë pasur konstatime të gabuara”, tha ai.

Tutje, sipas avokatit mbrojtës, në mënyrë që Prokuroria të vërtetojë akuzat për krime lufte, ata duhet të konstatojnë se lufta apo konflikti i armatosur ka vazhduar edhe pas qershorit të vitit 1999.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...