Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Misetiq para gjykatës sot ka shfaqur disa video të vitit 1999 ku ai shfaqet duke bërë thirrje për paqe dhe ndalje të veprimeve të dhunshme.
Thaçi në ato video shfaqet duke u distancuar nga veprimet e dhunshme që sipas tij janë bërë nga njerëz të pandërgjegjshëm, të cilët kanë keqpërdorur uniformën e UÇK-së.
“Kemi pasur një dukuri jo të mirë nga individë që janë marrë me thyerje të banesave, me keqpërdorimin e simboleve të UCK-së, thyerje të monumenteve e busteve, plackitje. Ne distancohemi nga veprime të tilla të pandërgjegjshme.”, thotë Thaçi në video.
Thaçi bënte thirrje për respektim të rregullave dhe rendit demokratik.