Live

Mbrojtja: UNMIK-u e mori Kosovën nga 13 qershor 1999

10:52 / 04 Prill 2023

Nga Kosova Live

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe ka theksuar se Qeveria e Përkohshme nuk ka pas asnjë ndikim në Kosovën e pasluftës.

Sipas tij, kjo ishte hera e parë që OKB-ja kishte krijuar një prani ndërkombëtare civile dhe të sigurisë të mandatuar sipas Rezolutës 1244 për të marrë kontrollin e plotë mbi funksionet gjyqësore, ligjore, të sigurisë dhe administrative.

“Ky nuk ishte një mision tipik paqeruajtës. Ishte një gjë e paprecedentë. Ndërmarrja e OKB-së për sa i përket madhësisë dhe kompleksitetit. UNMIK-u u mandatua për të vendosur sundimin e ligjit dhe për të rivendosur Institucionet e vetëqeverisjes së Kosovës”, ka thënë avokati.

Prokuroria është mundur që të fajësoj Qeverinë e Përkohshme për dhunën që kishte ndodhur në ditët dhe javët e para të pasluftës.

Shpërndaje në

U Kopjua