Disa aeroporte në Spanjë kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për shkak të pjesëve të një rakete kineze, të cilat po bien në mënyrë të pakontrolluar.
Aeroportet në Barcelonë, Tarragona, Ibiza dhe Reus kanë mbyllur hapësirën ajrore. Këto aeroporte pritet të qëndrojnë të mbyllura për rreth 40 minuta, ndërsa në Ibiza mund të zgjasë deri në 3 orë.
Një zëdhënës i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Katalonjës konfirmoi: “Për shkak të rrezikut që lidhet me kalimin e objektit hapësinor CZ-5B që kalon hapësirën ajrore spanjolle, fluturimet janë anuluar nga ora 9:38 deri në 10:18 në Katalonjë.
“Eurocontrol na ka informuar për hyrjen e pakontrolluar të një rakete kineze në atmosferën e Tokës”.
Kina ka dërguar në hapësirë pjesën e tretë dhe të fundit të stacionit hapësinor Tiangong. Paralajmërimi ishte dhënë të hënën se Spanja mund të ishte një nga zonat që mund të rrezikohej nga rënia e mbetjeve të raketës.
Moduli i quajtur Mengtain u nis në hapësirë nga qendra e nisjes së satelitëve Wenchang në provincën jugore të ishullit Hainan.