Live

Me djathë e mish në aeroport, shqiptari ndalohet në Itali

14:32 / 10 Dhjetor 2022

Nga admin

Në bagazhin e valixhes që u kontrollua, një shqiptar kishte fshehur 15 kg produkte ushqimore, djathë lope dhe mish viçi, pa etiketë që të vërtetonte origjinën, specien dhe çertifikatën përkatëse fitosanitar.

Pasagjeri që mbërriti në aeroportin e Olbia-s nga Tirana, nëpërmjet linjës Roma Fiumicino, ka përfunduar në telashe.

Ai u ndalua për kontroll nga zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Sassarit në bashkëpunim me ushtarët e Guardia di Finanza të Grupit Olbia.

Ushqimet u sekuestruan, në pritje të analizave higjeno-sanitare të mjekut fitopatolog të Departamentit të Reformës Bujqësore të Sardenjës dhe do të asgjësohen./albinfo.ch

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...