Një 24-vjeçar në Vlorë është arrestuar për armëmbajtje pa leje.
Në pranga ka rënë shtetasi V. A., për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient, në lagjen “24 Maji”, ku ky shtetas punonte, u gjet një armë zjarri kallashnikov, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Vlorë, për veprime të mëtejshme./TvKlan