Kombëtarja e Serbisë humbi nga Zvicra (3:2) të premten në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës, duke i dhënë lamtumirë Katarit.Në xhiron e parë u mposhtën nga Brazili (2:0), në të dytën barazuan me Kamerunin, kurse në fund u mposhtën nga Xhaka e Shaqiri.
Serbia udhëtoi drejt Katarit me ambicie të mëdha dhe kalimi i grupit ishte synimi që donte të arrinte në Kupën e Botës. Në fund, pësoi tetë gola në grup dhe përfundoi në vendin e fundit.Të dielën në mbrëmje kombëtarja serbe u kthye në Beograd dhe në aeroportin Nikola Tesla u pritën nga pak tifozë.