Live

Me kokën ulur mbi tavolinë, babai që vrau djalin del para gjykatës

10:42 / 20 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Sot ka dalë para gjykatës 77-vjeçari, Shefki Bylykbashi, i cili akuzohet për vrasjen me mjete të forta të djalit të tij, Hamdi Bylykbashi, në Maliq të Korçës.

Me kokën ulur mbi tavolinë dhe i shqetësuar, është shfaqur i moshuari gjatë seancës së sotme ku do të vendoset masa e sigurisë.

‘Çfarë doni, ça jam i mbaruar nga trutë.’- dëgjohet të thotë ai në sallën e gjyqit.

Ndërkaq mësohet se në sallën e gjyqit nuk është i pranishëm asnjë familjar i tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e shtëpisë së tyre, para tri ditësh.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...