Live

Me mbi 10 kg drogë në bagazh drejt Evropës, policia u prishi planet dy shqiptarëve

19:39 / 16 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Gjatë një kontrolli kufitar, punonjësit e policisë dhe doganierët në kufirin kroat kanë bërë me dije se në një mjet në të cilin udhëtonin dy shqiptarë, janë gjetur disa kilogramë kokainë dhe heroinë.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja dy shqiptarët e moshës 41 dhe 33 vjeç, janë afruar në kontrollin kufitar hyrës në QKM Karasovic, me një autobus pasagjerësh me shenja kombëtare shqiptare. Bëhet me dije se autobusi ishte bosh dhe drejtohej nga 33-vjeçari, ndërsa 41-vjeçari ishte shoferi zëvendësues.

Gjatë kontrollit të mjetit janë konstatuar modifikime në kabinën e bagazhit, të cilat kanë sjellë dyshime për kontrabandë dhe është kërkuar një urdhër kontrolli.

Gjatë kontrollit janë gjetur 10 pako të mbështjella me letër transparente, ku pesë prej tyre ishin me heroinë, me një peshë totale prej 5.4 kg, ndërsa pesë të tjerat përmbanin kokainë me peshë totale 5.6 kg.

Sipas autoriteteve dy shqiptarët  janë arrestuar dyshohet se destinacioni i tyre ka qenë një nga vendet e Evropës Perëndimore, i cili për shkak të hetimeve nuk është njoftuar nga autoritetet.

Shpërndaje në

U Kopjua