Klaudia Lata ishte një nga viktimat e aksidentit tragjik në Greqi ku një tren udhëtarësh u përplas me një tren mallrash në afërsi të Larisës.
Varrimi i 21-vjeçares shqiptare ditën e dielë, u shoqërua me një ceremonial ushtarak duke qenë se ajo studionte për mjekësi ushtarake në Selanik.
E reja po kthehej në Selanik pas tre ditësh që kishte qëndruar në Patra për të festuar karnavalet. Klaudia lindi në Larisa dhe ka marrë nënshtetësinë greke, ndërsa prindërit e saj janë pronarë të një dyqani mishi në qytet.





