Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim e cila gjendet në zonat prekura nga tërmeti në Turqi bashkë me njësitin e FSK-së, edhe një herë ka qenë pjesë e shpëtimit të një personi nga rrënojat.
Nëntë ditë nga tërmeti i rëndë që goditi në Turqi dhe Siri, ekipet kanë shpëtuar një 26-vjeçare në Hatay.
“Shpëtimi i vajzës 26-vjeçare me ndihmën e shoqatës sonë, mbas 9 dite pasi ndodhi tërmeti”, ka shkruar shoqata.
Ekipet e Kosovës kanë shpëtuar edhe jetë të tjera gjatë ditëve të fundit dhe po vazhdojnë operacionet e kërkimit ende kur ekspertët kanë paralajmëruar se gjetja e dikujt gjallë mund të jetë tashmë e vështirë.