Live

“Më shtyu, më rrëzoi përtoke dhe më ngrehi zhagë nëpër oborr”, detajet e denoncimit në polici nga e gruaja e dytë hoxhës Behar Mjekiqit

16:00 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Imami nga Obiliqi, Behar Mjekiqi po dyshohet se e ka rrahur gruan e tij të dytë E.J.

Ai po dyshohet se e ka larguar viktimën, me të cilën kishte lidhje dashurie, me dhunë nga shtëpia e tij në fshatin Mazgit.

Sipas denoncimit të cilin e posedon Paparaci, Mjekiqi dyshohet se e ka shtyrë, e ka rrëzuar në tokë dhe e ka tërhequr atë zhagas drejt oborrit të shtëpisë.

Derisa e kishte nxjerrë me dhunë nga shtëpia, hoxha potencohet se ia kishte marrë telefonin viktimës E.J. duke i shkaktuar lëndime në të dy duart.

Raporti konstaton se E.J. është shqiptare, shtetase e Maqedonisë së Veriut, dhe me të njëjtën imami nga Obiliqi është në lidhje dashurie prej disa vitesh dhe të dy “kanë jetuar me njëri-tjetrin kohë pas kohe”.

Mjekiqi e ka pranuar para hetuesve policorë se është në lidhje me viktimën E.J. qe së paku tre vjet. Viktima, ndërkaq ka thënë se lidhja e tyre është e gjatë së paku gjashtë vjet.

Policia ka kërkuar t’i referohemi raportit 24 orësh, ku mes tjerash përmendet rasti i hoxhës ndërsa nga prokuroria nuk e kanë hapur telefonin.

“Obiliq 20.12.2022 – 18:30. Ankuesja femër shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ka qenë duke bashkë jetuar, e ka larguar nga shtëpia. I dyshuari, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...