Live

Me siguri e kishit humbur këtë deklaratë! Ja çfarë tha Elvana Gjata menjëherë pas festivalit [VIDEO]

12:31 / 25 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live


Këngëtarja Elvana Gjata u shpall fituese e çmimit të dytë të “Festivalit të RTSH-së”, ndërsa çmimin e parë e rrëmbeu Arilena Ara.

Ndarja e çmimeve solli polemika të mëdha tek publiku dhe të gjithë u ndanë në dy pjesë, ata që mendonin se Arilena meritonte fitoren dhe të tjerët që dëshironin çmimin e parë për Elvanën.

Në rrjet nuk qarkulloi asnjë intervistë e Elvana Gjatës pas festivalit.

Të vetmet që pamë ishin intervistat e Arilenës dhe Sara Bajraktarit (e cila fitoi çmimin e tretë).

Mirëpo, Elvana e paska dhënë një intervistë për “Euronews”, ku ka treguar se për të rëndësi ka reagimi i publikut.

“Nuk ka kupë, nuk ka festival që mund ta kthejë atë që publiku më ka dhënë këto 15 vjet karrierë. Absolutisht që nuk mund t’ju gënjej se çdo konkurrues dëshiron që të fitojë, por unë ndihem e fituar vërtetë. Ndihem e fituar që ditën që kam nxjerrë këngën. Të gjithë shqiptarët më kanë bërë repost dhe e ndjej që e duan këngën. Nuk gënjej për këtë gjë dhe ata nuk gënjejnë kur ma thonë këtë gjë dhe e ripostojnë.”- tha këngëtarja.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...