I dënuar dy herë me gjobë e një herë me burg, Fahri Fazliu është punësuar në zyrën ligjore të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Fazliu i ishte nënshtruar konkursit të publikuar më 1 mars të vitit 2018, derisa punën e kishte filluar më 12 qershor të po atij viti.
Zyra për media e KEK dhe vetë Fazliu ka mohur të jëtë i dënuar, por Gjykata Themelore i ka konfirmuar një gjë të tilë gazetës koha ditore.
“Ldhur me kërkesën tuaj ju informojmë se ndaj personit F.F. në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë zhvilluar tri raste për veprat penale nga nenet 188, 332 dhe 297 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha zedhënësja e kësaj gjykate.
Fahri Fazliu është djali i Fadil Fazliut, zyrtar i Lëvizjes për Bashkim, i cili kishte qenë kandidat për deputet i kësaj partie në një listë me PDK-në. Ndërkohë që në rrjetin social Facebook.