Live

Mediat franceze kritikojnë Messi-n: Botërori ka përfunduar

08:55 / 17 Janar 2023

Nga Kosova Live

Argjentinasi është kritikuar shumë pas humbjes nga Rennes

Paris Saint-Germain humbi 1-0 kundër Rennes dhe kjo ka shkaktuar një valë kritikash në Francë kundër futbollistëve të klubit parisien, më së shumti Lionel Messi.

Kampionët në fuqi dhe tërë yjet e tyre ishin gati për këtëë ndeshje, por as Messi, as Neymar dhe as Kylian Mbappe s’mundën të shënojnë.


Derisa L’Equipe kritikuan Neymar, duke përshkruar paraqitjen e tij si “shqetësuese” ishte RMC që zgjodhi ta godasë ish yllin e Barcelonës

Kritika Messit në mediat franceze

“Ai ka pasur një sezon të mirë për shkak se ai ishte përgatitur mirë për Botëror, ai është stërvitur mirë por tani kjo gjë ka përfunduar”, ishte ajo që shkroi RMC Sport.

Sipas L’Equipe, gazeta shkruan që ai nuk ishte në detyrat e tij edhe pse ai mori notën 4, më të madhën, nga 10.

“Ne nuk e pamë ekstravagancën e tij me top në këngë që zakonisht jemi mësuar ta shohim”, thekson gazeta.

“Argjentinasi u përpoq që të funksiononte për skuadrën e tij, kryesisht duke rifituar topa në 30 metrat e tij, para se të kolapsoi në pjesën e dytë”.

Le Parisien ishin shumë diplomatik në fjalët e tyre duke sugjeruar që ndikimi i Messit në këtë ndeshje ishte i “kufizuar”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...