Live

Mediat nxjerrin në pah një bisedë të Zuckerbergut me punonjësit e tij – për rrezikun që i kanoset Facebook-ut nga politika

22:24 / 01 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Më 1 tetor, mediumi The Verge ka publikuar një tekst dhe audio nga takimet e brendshme të fundit në Facebook, ku drejtori ekzekutiv, Mark Zuckerberg iu është përgjigjur pyetjeve të vështira nga punonjësit që janë të shqetësuar për të ardhmen e kompanisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në dy takime të zhvilluara në korrik, Zuckerberg bisedoi me punonjësit e tij rreth kritikëve, konkurrentëve dhe senatores Elizabeth Warren, ndër të tjera.

Në to, Zuckerberg diskutoi planin e tij për të mundur aplikacionin TikTok, pse ai dëshiron të mbajë kontrollin absolut të kompanisë, dhe çfarë punonjësit duhet t’u tregojnë miqve që kanë një pamje të zbehtë për Facebook.

“Ju keni dikë si Elizabeth Warren e cila mendon se përgjigjja e duhur është shkatërrimi i kompanive”, citon CNN, Zuckerbergun, duke u thirrur në bisedën e transkriptuar nga audio e marrë nga The Verge.

“Nëse ajo zgjidhet presidente, atëherë unë betohem që ne do të kemi një sfidë ligjore, dhe unë do të betohem që ne do të fitojmë sfidën ligjore”.

Sipas The Verge, audio vjen nga dy takime të hapura që Zuckerberg zhvilloi me punonjësit e Facebook-ut në korrik, në të njëjtin muaj kur kompania ra dakord të paguante një gjobë prej 5 miliardë dollarësh në një marrëveshje me Komisionin Federal të Tregtisë për trajtimin e tij të të dhënave personale të përdoruesve.

Siç bëhet e ditur, audio përfshin sesione pyetjesh dhe përgjigjesh me Zuckerberg.

Dhe pas kësaj, në një postim në Facebook, Zuckerberg pranoi rrjedhjen e bisedës dhe vërtetësinë e komenteve të raportuara nga The Verge.

“Transkripti nga një prej sesioneve të mia disa muaj më parë sapo u botua në internet”, ka thënë ai. “Dhe, edhe pse ishte menduar të ishte e brendshme dhe jo publike, tani që është atje, ju mund ta kontrolloni nëse jeni të interesuar të shihni një version të pafiltruar të asaj që unë jam duke menduar dhe duke u thënë punonjësve në një seri temash”.

Audio ofron një vështrim të rrallë në prapaskenë se si Zuckerberg diskuton problemet rregullatore të Facebook brenda mureve të kompanisë, sesa në intervistat për shtyp dhe dëshmitë publike para Kongresit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...