Live

Mediat zvicerane raportuan se Kusari-Lila negocioi fshehtas me Serbinë, vjen reagimi i saj

13:50 / 19 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas raportimeve të mediave zvicerane, më konkretisht asaj “NZZ”, për mbajtjen e “negociatave sekrete” mes Kosovës dhe Serbisë.

Kusari-Lila përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ka pasur “titull senzacional” në raportimin e mediumit zvicerna, duke shpjeguar se si u organizua një gjë e tillë.

“Për të sqaruar edhe një herë, organizata Amerikane Council for Inclusive Governance, në mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, organizon takimet e radhës së dytë, mes përfaqësuesve politik nga Kosova dhe Serbia.” – ka shkruar ajo.

Tutje, Kusari-Lila pretendon se takime të tilla mbahen që nga viti 2015, e madje, marrin pjesë edhe opozita.

“Titulli i publikuar nga gazeta zvicerane NZZ, “Takime Sekrete” është senzacional, ndërsa nuk ka asgjë senzacionale gjatë takimeve. Nga Kosova, të gjitha partitë parlamemtare shqiptare dhe përfaqësuesit Serb janë pjesëmarrëse, pozitë dhe opozitë.” – ka thënë tutje ajo.

Reagimi i plotë i Kusari-Lilës:

Të nderuara media,

Të dashur qytetarë,

“Shumë zhurmë për asgjë” më tingëlloi titulli senzacional për “takimet sekrete” të mbajtura në Zvicër midis përfaqësuesve politik nga Kosova dhe Serbia.

Për të sqaruar edhe një herë, organizata Amerikane Council for Inclusive Governance, në mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, organizon takimet e radhës së dytë, mes përfaqësuesve politik nga Kosova dhe Serbia.

Takimet në procesin i cili njihet si “Procesi i Soloturnit” mbahen që nga viti 2015.

Emri Soloturn, është emri i qytezës së vogël në Zvicër ku ka rastisur të mbahet takimi i parë dhe tjerët kanë vazhduar të mbahen aty.

Takimet nuk janë sekrete dhe nuk janë negociata.

Ato më shumë janë facilitim i komunikimit të palëve në dialog. Takimet organizohen për të ndihmuar në dialog dhe mbahen sipas parimit të “Chatham House rules”.

Titulli i publikuar nga gazeta zvicerane NZZ, “Takime Sekrete” është senzacional, ndërsa nuk ka asgjë senzacionale gjatë takimeve.

Nga Kosova, të gjitha partitë parlamemtare shqiptare dhe përfaqësuesit Serb janë pjesëmarrëse, pozitë dhe opozitë.

Sa i përket diskutimit dhe konkluzave nga takimet, ato janë publike, të publikuara në webfaqen e CIG-ut, përfshirë edhe takimin i cili morri publicitet, ai i datës së 11-12 Nëntorit!

Shpërndaje në

U Kopjua