Live

Mehaj dhe Clark diskutojnë për situatën e tanishme dhe uljen e tensioneve

11:51 / 08 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka biseduar me ish-komandantin e NATO-s Wesley Clark. Në një postim në Facebook, Mehaj ka thënë se me Clark kanë diskutuar për situatën e tanishme dhe uljen e tensioneve si dhe rrugëtimin e Kosovës me partnerët e saj, e sidomos me SHBA-në, si aleat i pa zëvendësueshëm.

“Në vazhdën e konsultimeve dhe këshillimeve të vazhdueshme, sot kishim një bisedë me mikun dhe aleatin më të madh të Republikës së Kosovës, Gjeneral Wesley Clark.

Diskutuam lidhur me situatën e tanishme dhe uljen e tensioneve. Ne do të rrugëtojmë krah për krah me partnerët tanë e sidomos me SHBA-të si aleat i pazëvendësueshëm.

Njohja e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që do t’i kontribuonte paqes.

Rruga jonë mbetet ajo drejt NATO-së dhe BE-së”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...