Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar disa imazhe nga stërvitja e sotme e kadetëve të FSK-së.
Mehaj njofton se kadetët u janë nënshtruar testeve të përgatitjes fizike, teksa sot kanë praktikuar ecjen me pesha të rënda.
“Ecja me pesha simulon afrimin në zonën e operacionit, kurse vrapimi me pesha simulon luftëbërjen” shkroi Mehaj në facebook.
Kadetët, Mehaj i quan “ujqërit e rinj”, teksa thotë se janë udhëheqësit e së ardhmës.