Live

Mehaj, ja këta janë ujqërit e rinj dhe udhëheqësit e së ardhmes

13:38 / 02 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar disa imazhe nga stërvitja e sotme e kadetëve të FSK-së.

Mehaj njofton se kadetët u janë nënshtruar testeve të përgatitjes fizike, teksa sot kanë praktikuar ecjen me pesha të rënda.

“Ecja me pesha simulon afrimin në zonën e operacionit, kurse vrapimi me pesha simulon luftëbërjen” shkroi Mehaj në facebook.

Kadetët, Mehaj i quan “ujqërit e rinj”, teksa thotë se janë udhëheqësit e së ardhmës.

Shpërndaje në

U Kopjua