Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me Komandantin e Forcave të Mbrojtjes të Estonisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Mehaj tregoi se për çfarë diskutuan.
“Në takim me Komandantin e Forcave të Mbrojtjes të Estonisë, gjeneral lejtënant Martin Herem, diskutuam rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën ushtarake, trajnimin e përbashkët ndërmjet të dyja ushtrive, me theks të veçantë në sigurinë kibernetike, e po ashtu pjesëmarrje të përbashkët në misione paqeruajtëse.”, ka shkruar Mehaj.