Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se Kompania e Mekanizuar e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë (KMR1) ka realizuar me sukses stërvitjen fushore në skenar dhe situata të ndryshme me qitje reale.
Ai, në një postim nw Facebook, ka shkruar se Regjimenti i Parë i Këmbësorisë vazhdon përgatitjet për validim të aftësive dhe kapaciteteve të saj.
“Kompania e Mekanizuar e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë (KMR1) ka realizuar me sukses stërvitjen fushore në skenar dhe situata të ndryshme me qitje reale.
Qëllimi i stërvitjes ishte trajnimi dhe vlerësimi i togjeve në aftësitë e tyre për realizimin e detyrave kyçe kolektive në operacionet mbrojtëse dhe sulmuese”m ka shkruar Mehaj në Facebook.
Sipas tij, efektiviteti i kompanive tona të mekanizuara rritet përmes sinergjisë së armëve të kombinuara duke përfshirë automjetet luftarake, këmbësorinë, inxhinierët dhe elementët mbështetës.
“Vazhdojmë drejt avancimit dhe forcimit të Ushtrisë sonë!”, shkruan ministri Mehaj.