Live

Mehmet Rexhepi paraqet rrëfimin horror se si e sulmuan qentë endacak në SHSKUK, nuk kishte vaksina kundër helmimit të gjakut

15:44 / 26 Janar 2023

Nga Kosova Live

Qytetari i Mitrovicës Veriore, Mehmet Rexhepi ishte viktimë e sulmit të qenëve endacakë në oborrin e SHSKUK-së.

Rexhepi për kosovalive.net tregoi momentin tmerrues kur u kafshua nga qenët endacak.

“Unë në mëngjes kam shkuar në spital të QKU-së, në parking të QKU-së, e kam parkuar një kombi, kam zbritur nga kombi, 4-5 hapa jo më shumë, një cigare e kam dhezë dhe dy qen kanë shpejtë dhe njëri më ka kapur në këmbë, njëri mbi gju, mishin ma ka çky, pastaj kanë ardhur të tjerët. Fati një person erdhi me veturë, nuk e njoh, nuk ia di as emrin, Zoti e ka dërgu dikë sebep që unë të shpëtoj. Nuk e di kush ka qenë ai personi, kam dëshirë ta njoh, më ka dërguar në emërgjencë me veturën e tij. Parkingu ka qenë plotë vetura, pa asnjë person. Nëse nuk do të kishte ardhur ai person, ndoshta do të kishte ndodhur më e keqja.”

“Prej të hënës e deri më sot, në mbrëmje deri në ora 2-3 nuk mundem me bë sy gjumë, si t’i mbylli sytë më përftyrohen qentë, sidomos njëri me ngjyrë të zezë që më ka kapur dhe ma ka çky mishin, ai më del në ëndërr.”

“Për fat të keq në Emërgjencë, vaksina kundër helmimit nuk ka pasur, aty vetëm ma kanë pshtjellur plagën dhe m’i kanë vendosur dy penj, është plag e hapur ajo, nuk mbyllet. Nesër më duhet prapë të vij në Prishtinë dhe ta shohin plagën se çka munden të bëjnë. Prej Prishtine jam ardhur në Mitrovicë në emërgjencë, atëherë këtu m’i kanë dhënë vaksinat dyjat që duhet dhënë kundër helmimit”, tha ai ndër të tjerë në rrëfimin e tij.

RRËFIMI I PLOTË I MEHMET REXHEPIT DHËNË PËR KOSOVALIVE.NET:

Shpërndaje në

U Kopjua