Live

Memli ​Krasniqi kujton martirët dhe dëshmorët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit

19:43 / 25 Mars 2023

Nga Kosova Live

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar 75 martirët e Celinës, 69 martirët e Fortesës dhe 49 martirët e 5 dëshmorët e Brestocit, të cilët u masakruan nga makineria gjenocidale e Serbisë, para 24 vitesh.

Ai ka kujtuar me mall edhe gjyshin e tij, Hysni Zhuniqin, që u vra po këtë ditë, bashkë me familjarë të shumtë, në masakrën e fshatit Fortesë, ish-Bellacërrkë.

“Këto masakra, nuk mundën as të ndalin e as të tjetërsojnë gatishmërinë e popullit tonë për liri, për fuqizimin e ndjenjës e veprimit çlirimtar kundër okupatorit serb. Andaj, ata mbesin në mbamendjen e popullit tonë si dëshmi e përkushtimit të paepur për liri.Sot e gjithmonë, do t’i kujtojmë të gjithë dëshmorët e martirët e kombit, të cilët ranë në altarin e lirisë, me zotimin se ideali i tyre për shtet të lirë, për Republikën e Kosovës, do të fuqizohet e ndërtohet çdo ditë e më shumë, duke mos harruar kurrë sakrificën e tyre.Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit” shkruan Krasniqi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...