Live

Mëngjeset në familjen e Meghan-it janë shumë më kaotike nga ç’mendoni ju

20:33 / 07 Nëntor 2022

Nga admin

Ndonjëherë, edhe mbretërorët janë si ne, aq më tepër nëse njësoj si Meghan Markle edhe në shtëpinë tënde je ti njeriu që i duhet të përballojë çdo mëngjes kaotik.

Ku e kemi fjalën? Teksa fliste në episodin e fundit të podacast-it Archetypes, Meghan tregoi për mëmësinë, jetën shtëpiake dhe rutinën e familjes Sussex, sidomos gjatë mëngjeseve.

Meghan përdori specifikisht fjalën “kaotike” teksa përshkruante mëngjeset me fëmijët dhe u duk 100% e sinqertë në rrëfimin e saj.

“Jam e sigurt që do të jetë gjithnjë edhe më kaotike sa më shumë të rriten. Jemi gjithë kohës duke i monitoruar. Zgjihem me Lili-n, e zbres poshtë dhe pastaj, gjysmë ore më vonë zgjohet Archie. Përgatis mëngjeset për të tre, ndërkohë që Harry më ndihmon. Eshtë shumë e rëndësishme për mua ta bëj këtë. Më pëlqen shumë. Eshtë mënyra më e mirë për të nisur mëngjeset kur gatuaj për ta.”

Deri këtu duket mëngjes i paqtë dhe shumë perfekt, por mos mendoni se mbaroi me kaq. Meghan-it i duhet të kujdeset për 3 qentë e saj dhe pastaj si pa e kuptuar vjen orari për të dërguar princin e vogël në shkollë. Ndonëse duket sikur vrrulli i fillimit të ditës mbaroi, Markle na rikujtoi se Lili është ende një vogëlushe që sapo ka nisur të ecë dhe do dikë gjatë GJITHE kohës pas.

Hmm, vetëm duke menduar për mëngjesin e saj na duhet një pushim i shkurtër. Aq më tepër, kur dëgjojmë Meghan-in të thotë se deri në 10:00 i ka përfunduar gjithë ç’u listua më sipër.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...