PRISHTINË | 20 DHJ 2019 | Nga KosovaLive
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka pranuar një letër urim për festat e fundvitit nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ndihet i nderuar që ka pranuar këtë letër urim nga Merkel.
Merkel ka uruar që viti 2020, të jetë një vit i paqes dhe përmbushjes për të gjithë.
“Me rastin e ndërrimit të motmoteve ju dërgoj Juve dhe Familjes tuaj Urimet e mia më të përzermërta dhe dëshirat për një Vit të ri me shëndet dhe gëzim. Le të jetë viti 2020 për të gjithë, një vit i paqes dhe përmbushjes”, thuhet në letër urimin e Merkel drejtuar Haradinajt.
I nderuar të pranoj letër urim për festat e fundvitit nga Kancelarja Angela Merkel.
“Me rastin e ndërrimit të motmoteve ju dërgoj Juve dhe Familjes tuaj Urimet e mia më të përzermërta dhe dëshirat për një Vit të ri me shëndet dhe gëzim. Le të jetë viti 2020 për të gjithë, një vit i paqes dhe përmbushjes”
RH