Live

Mësimdhënësit do të testohen për pagë më të lartë, SBASHK: Nuk do të ndodh kurrë, do të ishte degradim

21:00 / 27 Mars 2023

Nga Kosova Live

Një draft-udhëzimi administrativ i publikuar në media parasheh që mësimdhënësit t’i nënshtrohen një testi me shkrim, për të përfituar licencën e avancimit, me të cilën u mundësohet edhe rritja e pagës.

Sipas këtij drafti, vlerësimi për licencën dallon mësimdhënësit me performancë të lartë nga të tjerët.

Megjithëse legjislacioni aktual nuk e parasheh që mësimdhënësit të testohen për t’u pajisur me licencë të avancuar, por kjo pritet të ndryshojë, me iniciativë të Ministrisë së Arsimit.

Lidhur me këtë, kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë për Demokracia.com thotë se nuk beson se bëhet fjalë për test me shkrim të njohurive të mësimdhënësve, për të cilën ai thotë se janë kundër, sipas tij është duke u punuar një draft për gradime në punë.

Jasharaj ka thënë se test me shkrim të mësimdhënësve nuk ka pas dhe as nuk do të ketë kurrë.

“Jo sa di unë, se jam anëtar i Këshillit Shtetëror të Licencimit është duke u diskutuar për, por asnjëherë nuk është thënë as nga MASHTI, pra në asnjë dokument të MASHTI-it nuk është paraparë test më shkrim për mësimdhënësit në Kosovë. Por, edhe ne edhe ata besoj angazhohemi që të vlerësohet puna dhe angazhimi i mësimdhënësve dhe kjo duhet të behet përmes inspektorëve profesional dhe MASHTI është duke e shtuar numrin e inspektorëve dhe ne nuk jemi kundër aq më shumë angazhohemi që në shkollat tona të kemi vizita të inspektorëve profesional për të parë nga afër punë e mësimdhënësve dhe për t’i ndihmuar ata që dobësitë eventuale që ata i vërejnë dhe në këtë mënyrë do të dihet me saktë se për cilat trajnime do të kenë nevojë punëtorët e arsimit”, ka thënë Jasharaj.

Ai ka shtuar se nuk beson se bëhet fjalë për test me shkrim të njohurive të mësimdhënësve.

“Test me shkrim të mësimdhënësve nuk ka pas dhe as nuk do të ketë kurrë, sepse e kemi thënë ky do të ishte një degradim për vetë shkollimin arsimimin që e kanë bërë këta mësimdhënës e degradim edhe më i madh do të ishte për vetë Fakultetin e Edukimit që përgatitë, besoj në mënyrën me të mirë dhe të duhur, këta punëtorë që pastaj janë të thirrur që të punojnë në sektorin e arsimit”, ka thënë Jasharaj për Demokracia.com.

Sipas tij, nëse mësimdhënësit dëshirojnë të gradohen të marrin tituj të tjerë, me çka edhe ligji ju siguron një ngritje page, atëherë është një çështje tjetër. “Një udhëzim që duhet të bëhet nga ekspertët dhe duhet të parashihet se si do të vlerësohet një mësimdhënës për ta dhënë verdiktin në fund inspektorët profesional që ai të kalojë nga një titull në titullin tjetër. Pra çdo gjë është duke u punuar, por nuk parashihet test me shkrim për njohurit e mësimdhënësve të Kosovës tani për tani”, ka thënë tuje Jasharaj.

Ai ka thënë se kjo çështje nuk është definuar ende, megjithatë sipas tij, mësimdhënësit të të cilët dëshirojnë të ngritën në karrierë do ta kenë një vlerësim nga inspektorët profesional.

“Kjo çështje ende nuk është definuar dhe nuk janë përcaktuar kriteret se çka duhet të bëjë mësimdhënësi për tu ngritur në karrierë, ajo çka dihet deri me tani është se do ta kenë një vlerësim nga inspektorët profesional, për çështje tjera është lenë të debatohet. Pra, të përgatiten kriteret që duhet t’i përfill dhe t’i plotësoj një mësimdhënës i cili dëshiron ngritje në karrierë, pra nuk është obligative”, ka thënë Jasharaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...