Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka kryesuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Me këtë rast Meta tha se i kanë dhënë mbështetje organeve të drejtësisë që të gjejnë të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.
Postimi i plotë:
“Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë. E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës”, shkruan Meta në Facebook.
SONDAZH
![Loading ... Loading ...](https://kosovalive.net/wp-content/plugins/wp-polls/images/loading.gif)