Live

Meta: Mbështesim hetimet e prokurorisë për të gjetur përgjegjësit

11:50 / 02 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka kryesuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Me këtë rast Meta tha se i kanë dhënë mbështetje organeve të drejtësisë që të gjejnë të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.

Postimi i plotë:

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë. E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës”, shkruan Meta në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua