Live

Meta: Me Greqinë kemi shumë gjëra që na bashkojnë

17:16 / 25 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka pritur në takim ambasadoren e re të Greqisë në Tiranë.

Sophia Philippiddou, ka dorëzuar sot letrat kredenciale tek kreu i shtetit shqiptar.

Me këtë rast Meta tha se Shqipëria dhe Greqia kanë shumë gjëra të përbashkëta.

“Me Greqinë kemi shumë gjëra që na bashkojnë, ndaj nuk duhet të reshtin përpjekjet për të çuar përpara partneritetin strategjik dhe për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dhe fqinjësinë e mirë”, tha Meta.

Diplomatja greke ka një eksperiencë të konsiderueshme brenda diplomacisë greke. Së fundmi, ajo ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtores në Departamentin e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në Ministrinë e Jashtme.

Philippidou ka qenë pjesë edhe e Departamentit për Organizatat Ndërkombëtare, ndërsa për shtatë vite ka shërbyer në Ambasadën greke në Uashington, deri në nivelin e zëvendës-shefes së misionit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...