Live

Meta: Shpresojmë që sot do të përfundojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

15:18 / 29 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë dhe vendosi një kurorë me lule te Monumenti “Nënë Shqipëri”, duke u përulur me respekt para kujtimit të tyre.

Aty ai iu është drejtuar mediave duke mirënjohjen për të gjithë ata që kanë dhënë jetën për clirimin e atdheut.

Do të donim sot ta festonim me të gjithë madhështinë që i takon këtij 75-vjetori, por kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme me të cilën u përball vendi ynë na ka vendosur para një sprove që duhet ta kalojmë të bashkuar, duke pasur në krah miq dhe partnerë, të cilët nuk kanë munguar të na ndihmojnë që në momentet e para”, ka thënë Meta, transmeton Klan
Kosova.

“Shpresojmë që sot të përfundojnë totalisht operacionet për kërkim-shpëtimin e qytetarëve që mund të kenë mbetur ende nën rrënoja. Shpresojmë se është çështje orësh që të kemi një bilanc përfundimtar zyrtar, ndërkohë që përveç nderimit të viktimave shumë sfida të tjera na presin përpara, të cilat janë të mëdha dhe do të jenë edhe pak afatgjata”.

Do të bëhet çdo gjë për të arritur një akomodim sa më të shpejtë, të përshtatshëm dhe afatshkurtër për të gjithë dhe më pas për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për integrimin e tyre të plotë në jetë normale ashtu si më parë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...