Live

Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje

08:44 / 25 Prill 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një deklaratë për media pas shpalljes së gati 90% të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, tha se ka biseduar me Arben Taravarin dhe se e uroi për rezultatin e fituar.

Mickoski paralajmëroi edhe bashkëpunim me VLEN pas zgjedhjeve parlamentare.

“Para se t’iu drejtohem juve u dëgjova edhe me opozitën shqiptare, me z.Arben Taravarin, e urova për rezultatin dhe i urova zgjedhje parlamentare të suksesshme dhe Qeveri të ardhshme në Maqedoni”, u shpreh Hristijan Mickoski. /alsat.mk

Shpërndaje në

U Kopjua