Live

Miftaraj kërkon peticion për largimin e videos nga faqja e Qeverisë në të cilën Kurti lartëson Ivanoviqin

17:28 / 17 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka dhënë një koment pasi të hënën kryeministri Albin Kurti i thuri lavde përmes një videoje në Facebook, politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në pesë-vjetorin e vrasjes së tij.

Videoja e Kurtit ndaj njeriut i cili ka qenë pjesëmarrës në masakrën e 14 prillit 1999, dhe në fushatën për dëbimin e shqiptarëve nga veriu një vit më vonë, që kishte rezultuar me 10 të vrarë, ka bërë që Miftaraj të kërkojë që e njëjta të largohet nga faqja zyrtare e Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, aty po lartësohet figura e të dyshuarit për krime lufte, Oliver Ivanoviqit.

“Ne nderim te 11 viktimave shqiptare te prillit 2000, duhet te inicohet peticion per te larguar videon nga faqja zyrtare e Qeverise se republikes se Kosoves ku lartësohet figura, jeta dhe vepra e te dyshuarit per krime lufte Oliver Ivanoviq”, shkroi ai në Facebook.

Ivanoviq, ishte akuzuar e dënuar nga shkalla e parë e Gjykatës Themelore në Veri të Mitrovicës me 9 vjet burg. Dënimi ishte marrë në janar të vitit 2016, ndërsa në shkurt të vitit 2017 Gjykata e Apelit, e ktheu të gjithë rastin në rigjykim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...