Live

Miftaraj: Kurti nuk është pejgamber, nuk është vepër penale nëse kritikohet

20:48 / 04 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka sqaruar se kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nuk është sakrilegj e as vepër penale.

Miftaraj, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka përkujtuar se Kurti nuk është pejgamber e as i dërguar hyjnor me mision të veçantë në Tokë.

“Kryeministri Kurti është politikan tipik ballkanik, nuk është pejgamer e as dikush që Zoti e ka dërgu me ndonjë mision të veçantë në planetin tokë”, deklaroi ai.

Dhjami shtesë në stomak dhe kofshë do të zhduket për 6 ditë!
SlimFit
“Nëse dikush e kritikon ose komenton lidhur me mënyrën se si po qeveris, nuk është sakrilegj, vepër penale, ose kundër ndonjë vlere apo morali të mbrojtur në shoqninë tone”, vijon postimin Miftaraj.

“Rune shnetën, se qysh e keni deshtë Rugovën, njejtë e keni dashtë edhe Thaçin, e tash i ka ardh rendi Kurtit. Pas pese, gjashtë apo 10 viteve i vjen rendi dikujna tjetër”, vijon ai.

“Mos të Ju shkon jeta tu sha e mallku kush te ua prek liderin shpirteror”.

Shpërndaje në

U Kopjua