Live

Miftaraj: Paqja dhe siguria në veri duhet të mirëmbahen edhe me denoncimin e lajmeve të rreme

19:00 / 10 Mars 2023

Nga Kosova Live

Drejtori i Institutit për Drejtësi të Kosovës, Ehat Miftaraj, ka reaguar ndaj lajmeve të rreme dhe propagandës që u bë, në lidhje me pretendimet për rrahjen e dy personave të komunitetit serb në veri.

Miftaraj ka bërë thirrje që lajmet e rreme dhe propaganda mos të kalojnë, pasi sipas tij paqja në veri mirëmbahet edhe duke i luftuar këto lajme të rrreme.

Shkrimi i plotë:

Lajmet e rreme dhe propaganda nuk duhet te kalojne. Eshte e poshter qe me genjeshtra te tilla te mashtrohen qytetaret serbe se po rrihen dhe maltertohen ne veri. Paqja, siguria dhe stabiliteti ne veri duhet te mirembahet edhe me denoncimin e lajmeve te rreme dhe propagandes.

“EULEX-i nuk i ka vizituar dy personat që pretendohet se janë rrahur nga Policia e Kosovës, as ndonjë staf i EULEX-it nuk ka “konstatuar” se dy personat janë rrahur nga Policia e Kosovës. Ajo që në të vërtetë ka ndodhur është se më 8 mars, këshilltarit të lartë të policisë veriore të EULEX-it iu afrua një person para ndërtesës së Komunës në Leposaviq, i cili pretendoi se djali i tij dhe një shok i tij ishin rrahur nga Policia e Kosovës një mbrëmje më parë.” – thuhet në përgjigjen e EULEX-it.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...