Live

Miftaraj për vendimin e Kushtetueses: Partia në pushtet mbase e merr mesazhin se 51% nuk mjafton

20:20 / 24 Mars 2023

Nga Kosova Live

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka bërë thirrje që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të respektohet dhe të zbatohet pa asnjë rezervë.

Miftaraj në një postim në rrjetin social në “Facebook” ka shkruar se dy partitë e mëdha opozitare, nuk duhet të ndihen krenarë me gjendjen në sistemin prokurorial.

“Partia ne pushtet mbase e merr mesazhin se 51% nuk mjafton. Mungesa e profesionalizmit dhe seriozitetit per te hartuar politika ne pajtim me Kushtetute është evidente. Arroganca se mund te bëjnë çka te duan sjell ketë rezultat”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Vendimi i Gjykates Kushtetuese duhet te respektohet dhe zbatohet pa asnje rezerve. Komentimi apo gjykimi ne publik i vendimit te gjykates eshte nderhyrje e drejteperdrejte ne pavaresine e kesaj gjykate.

PDK dhe LDK nuk duhet te ndihen krenar me gjendjen ne sistemin prokurorial te Kosoves, te cilin edhe sot e mbrojne me te gjitha mjetet ne dispozicion. Keto parti nuk dojne ndryshime ne KPK, por duan status quo.

Partia ne pushtet mbase e merr mesazhin se 51% nuk mjafton. Mungesa e profesionalizmit dhe seriozitetit per te hartuar politika ne pajtim me Kushtetute eshte evidente. Arroganca se mund te bejne çka te duan sjell kete rezultat.

P.S. Kam besuar se ky ligj do kaloj filtrin e Gjykates Kushtetuese, sidoqofte vendimi i gjykates eshte final dhe i njejti duhet të respektohet.

Shpërndaje në

U Kopjua