Live

Migjen Kelmendi e quan Edi Ramën, enverist, shkak Kongresi Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe

14:15 / 20 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Publicisti Migjen Kelmendi, i cili aderoi më herët në PDK, përmes një statusi në Facebook, e ka quajtur enverist kryeministrin e Shqipërise Edi Rama.

Ai përmes këtij statusi ka bashkangjitur edhe një video duke sjell disa fragmente të një reportazhi të gazetarit Ali Llunji, ku shihet prezenca e diktatorit Enver Hoxha dhe kryepolicit në atë kohë, Mehmet Shehu. Kelmendi ka bërë të ditur edhe një fragmet nga kryevepra “1984” e George Orwell.

“Çdo regjistrim asht shkatërrue ose falsifikue, çdo libër asht rishkrue, çdo pikturë asht rilye, çdo statujë, rrugë dhe ndërtesë asht riemnue, çdo datë asht ndryshue. Dhe ky proces po vazhdon ditë mbas dite dhe minutë mbas minute. Historia asht ndalun. Asgja nuk egziston pos të tashmes së pandërpreme në të cilën Partia ka gjithmonë të drejtë”, ka shkruar Kelmendi./Kosovalive.net/

Ky është postimi i tij i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua