Dejona Mihali e VV-së, përmes një postimi në Facebook, ka uruar 15 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Mihali ka treguar se si e ka dëgjuar emrin Kosovë për herë të parë para se të fillonte klasën e parë.
“Në radhë për t’u interpretuar ishte Vallja e Rugovës nga ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve në Teatër të Operas. Në korridor drejt skenës po nxitonin balerinët me kostumin e veçantë, shaminë rrotull plisit e grykës. Pyetjes time “çfarë është ajo në kokë” , ajo që ma mbante dorën u përgjigj është “Kosova”” – ka shkruaj Mihali.
Milahi VV-së ka treguar tutje se edhe emrin Drenicë e kishe dëgjuar në klasë të parë pasi motra e shoqes së saj mbante këtë emër. Ndërsa emrin Trepçë, tregon ajo, e kishe dëgjuar në lajmet e orës 20.00.
“Emërtimin “Drenicë”, e kam dëgjuar dhe kuptuar për herë të parë në klasë të parë. Shoqja e klasës që u bë shoqja e ngushtë, Anisa, e kishte një motër të vogël, e quanin Drenica Tahiri. Nëna ishte nga Tropoja, por familja e gjitha ishte në Kosovë. Ende e mbaj mend vizitën e saj të parë në Kosovë dy vite para ’90. Kur u kthye, kishte kaq shumë për të treguar … kaq shumë shqiptarë diku tjetër, diku ku as mund të shkoje. Çfarë bënin ata atje? Nuk dinte të ma thoshte. Emërtimin Trepçë e kam parë dhe kuptuar për herë të parë në një pasdite në lajmet e orës 20.00 kur gjithë njerëzit në shtëpi ishin shtangur para TV – Minatorët e Trepçës në grevë brenda në galeri.” – tha ajo.
Kujtojmë se edhe pse emri i saj është përmendur shpesh ditët e fundit pas pretendimeve të deputetit Haki Abazi se Dejona Mihali ushtron kontroll të madh mbi grupin parlamentar të Vetëvendosjes, ajo nuk ka folur asnjë fjalë për këtë rast.