Live

Mijëra njerëz shkojnë në Vatikan për t’ia bërë nderimet e fundit Papa Benediktit XVI

15:20 / 02 Janar 2023

Nga Kosova Live

Mijëra njerëz kanë shkuar në Vatikan për t’ia bërë nderimet e fundit Papa Benediktit XVI, i cili vdiq të shtunën në moshën 95-vjeçare.

Një radhë e gjatë u krijua rreth sheshit të Shën Pjetrit që nga orët e hershme të mëngjesit, kjo vjen para funeralit të tij të enjten.

Transferimi i trupit të tij në bazilikën e Shën Pjetrit, kisha më e madhe katolike në botë që mund të strehojë dhjetëra mijëra besimtarë, u bë në agimin e së hënës.

Ceremonia e varrimit do të jetë “solemne, por e matur”, sipas Vatikanit. Ajo do të zhvillohet të enjten nga ora 09:30 në Sheshin e Shën Pjetrit, shkruan Euronews.

Fjalët e fundit të Benediktit XVI, të folura në italisht disa orë para vdekjes së tij të shtunën ishin: “Zot, të dua,” i raportoi Vatican Neës, sekretari i tij privat, Peshkopi Georg Gänswein.

Shpërndaje në

U Kopjua