Live

Milaim Zeka i bënë kërkesë ASHAK-ut, liston arsyet se pse duhet të mbahet kuvendi i jashtëzakonshëm

21:24 / 23 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka përmes një postimi në facebook i ka bërë thirrje ASHAK-ut që brenda afatit statutor të thërrasë kuvendin e jashtëzakonshëm.

“Në mbështetje të Ligjit Nr. 05/L-038 për Akademinëe Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), neni 13, para. 4.3 dhe të Statutit të ASHAK, neni29, para. 4.3, 8& dhe 13, ne, tě nënshkruarit, anëtarë të rregullt dhe anëtarë korrespondentë të ASHAK, i kërkojmë Kryesisë së ASHAK-ut që në afatin statutor tathërrasë KUVENDINE JASHTËZAKONSHËM”, ka shkruar ai.

Tutje, Zeka ka treguar arsyet se pse duhet të mbahet mbledhjes së jashtëzakonshme e Kuvendit./Kosovalive.net/

Postimi i plotë:

KRYESISË SË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE TË ARTEVE TË KOSOVËS KËRKESË PËR MBAJTJEN E KUVENDIT TË JASHTEZAKONSHËM TË ASHAK-ut

Në mbështetje të Ligjit Nr. 05/L-038 për Akademinëe Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), neni 13, para. 4.3 dhe të Statutit të ASHAK, neni29, para. 4.3, 8& dhe 13, ne, tě nënshkruarit, anëtarë të rregullt dhe anëtarë korrespondentë të ASHAK, i kërkojmë Kryesisë së ASHAK-ut që në afatin statutor ta thërrasë KUVENDINE JASHTËZAKONSHËM, me një pikë të rendit të ditës:

VEPRIMET E PAPËRGJEGJSHME TË KRYETARIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS

Arsyet për thirrjen e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Kuvendit janë në vijim:

1. Kryetari i ASHAK, Akademik Mehmet Kraja, me sjelljet e tij imponuese, të papërgjegjshme, e të paligjshme, si dhe me deklaratat skandaloze publike e ka dëmtuar rëndë Akademinë dhe imazhin e saj në qarqet shkencore dhe artistike.

2. Seksioni i Shkencave Shoqërore, unanimisht, në mbledhjen e mbajtur më 23 dhjetor 2022, i ka dënuar sjelljet e Kryetarit dhe ka kërkuar nga ai “reflektim institucional dhe moral për dëmin e shkaktuar ndaj Akademisë dhe publikut të gjerë, duke e botuar rrejshëm dokumentin “SYNIMET

3.

DESTABILIZUESE TË SERBISË NË KOSOVË DHE NË BALLKANIN PERËNDIMOR.” Me atë rast, Kryetari e ka shkelur rëndë edhe integritetin e Administratës së ASHAK, duke e shtyrë që atë dokument me autorësi të falsifikuar, ta publikojë në faqen zyrtare të ASHAK-ut.

Shkeljet flagrante dhe anti statutore të Akademikut Kraja ngrisin shqetësimet e anëtarëve të ASHAK edhe në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Për arsyet e sipërshënuara, ne i drejtohemi Kuvendit të Akademnisë që të shkarkojë

Jusuf Bajrakatri

Hivzi islami

Muhamedin kullashi

Anton berishaj

Justina pula

Isa mustafa

Arsim bajrami

Frasher demaj

Gjyljeta mushkolaj

Shpërndaje në

U Kopjua