Live

Milaim Zeka, Zajednica kancer i Kosovës, lëvizja e kufijve, zgjidhje

21:24 / 29 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Analisti politik Milaim Zeka ka thënë se Zajednica është kancer i shtetit dhe është zgjidhje shumë më e rrezikshme se sa lëvizja e kufijve.

Këto komente ai i bëri në Kanal10 duke debatuar mbi opcionet që janë aktualisht në tavolinë të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Zeka e përmendi edhe Kardelin e Sllovenisë në kohën e ish Jugosllavisë duke theksuar se edhe ai është marrë dhe është shkolluar për çështje të tilla.

E ndërkaq opinionisti  Blerim Canaj tha se nëse kryeministri Kurti e pranon Asociacionin atëherë kjo do të kishte kosto politike për të. “Taktikat politike të Qeverisë që me hap problem me sindikatat për grevat ndoshta ka për qëllim më e zhvendosë vëmendjen dhe se në anën tjetër procesi po vlon”.

Shpërndaje në

U Kopjua